You are here

Për ne

WARNING

This page is not up to date, please google translate the macedonian version here: http://slobodensoftver.org.mk/za_sloboden_softver_makedonija

Shёnim: kjo faqe pёrmban disa informacione bazike shtesё rreth Softveri i lirё Maqedonia nё gjuhёn shqipe. Faqja e plotё nё maqedonisht ёshtё e vlefshme nё adresёn http://www.slobodensoftver.org.mk/. Nёse doni te pёrktheni informacione tё tjera nё gjuhёn shqipe ju lutem na dёrgoni e-mail.

Informata tё pёrgjithshme

Softveri i lirё Maqedonia ёshtё organizatё joprofitabile e cila merret me softver të lirë nё R.e Maqedonisё. Softveri i lirё Maqedonia ёshtё i pёrkushtuar nё promovimin e softverit tё lirё, formimin e vetёdijes rreth softverit tё lirё si nё konteksin ekonomik ashtu edhe nё atё socio-etik, posaçёrisht pёr vendet nё zhvillim, siç ёshtё edhe Republika e Maqedonisё.

Softveri i lirё Maqedonia ёshtё themeluar nё Shkup, R. e Maqedonisё nё vitin 2002. Ështё e vetmja organizatё joqeveritare nё vend e cila merret me probleme nё fushёn e softverit tё lirё. Gjithashtu kjo organizatё merret edhe me pyetjet lidhur me standardet e hapura dhe kulturën e lirë. Puna e organizatёs menaxhohet sipas statusit tё saj i cili bazohet nё modelin e fondacionit Evropian pёr softver tё lirё.

Pёr çdo pyetje lidhur me softverin e lirё, kulturёn e lirё apo standarde tё hapura mund tё kontaktoni me organizatën.

Puna

Veprimtaria e organizatёs joqeveritare ndahet nё dy fusha tё ndryshme. E para pёrfshin softverin e lirё nё nivel tё teknikёs, teknologjisё dhe logjistikёs. E dyta merret me politikёn e aplikuar, me pyetje sociale dhe etike lidhur me softverin e lirё.

Qё nga themelimi, Softver i Lirё Maqedonia ёshtё organizatё me ndikim pёrgjegjёse pёr lokalizimin e softverit tё lirё nё gjuhёn maqedonase, duke pёrfshirё OpenOffice.org, prodhimet nga Mozilla, rrethinat e desktopit GNOME dhe KDE dhe aplikacione tjera pёr desktop. Gjithashtu, sistemi operativ GNU/Linux ёshtё i adaptuar tё mund tё pёrdorё alfabetin qirilik maqedonas, data, kalendarё dhe valuta. Disa GNU/Linux distribucione sikur Ubuntu, Fedora, Red Hat, Mandriva gjithashtu janё tё lokalizuara nё gjuhёn maqedonase.

Shumica e punёs kushtuar pёrkthimeve dhe maratonave pёr lokalizim, ёshtё promovuar publikisht nё raste sikur Dita e softverit tё lirё dhe festivalet e rregullta vjetore pёr instalim. Maratonet pёr pёrkthim janё manifestime ku shumё persona angazhohen nё lokalizimin e njё aplikimi tё vetёm nё softver tё lirё. Festivalet pёr instalim janё ngjarje nё tё cilat shfrytёzues tё rinj sjellin kompjutorёt e tyre, kurse shfrytёzuesit me pёrvojё u ndihmojnё nё instalimin e GNU/Linux. Disa nga festivalet e tilla qё organizata joqeveritare i organizoi ishin tё shoqёruara me punёtori dhe ligjerata rreth pёrdorimit tё softverit tё lirё dhe rreth asaj se cila ёshtё dobia shoqёrore.

Me thirrje marrim pjesё edhe nё aktivitete qё i organizojnё organizata tё tjera:

Bashkpunimi me univezitetet nё Shkup dhe Manastir ёshtё i vendosur nё formё tё ligjeratave pёr studentёt e kёtyre institucioneve akademike shtetёrore. Studentёt e drejtimit gazetari dhe e-biznes nё Shkup dhe tё Fakultetit Teknik nё Manastir, çdo vit i ndjekin kёto ligjerata. Nё Manastir punёn e kryen Grupi lokal i shfrytёzuesve GNU/Linux - Lugola.

Iniciativat pёr formimin e vetёdijes publike ёshtё gjithashtu pjesё e rёndёsishme e punёs sё organizatёs joqeveritare. Zbatojmё iniciativa nё opinion pёr implikimet e mundёshme negative nga marrveshja pёr partneritet strategjik e cila u firmos nga Qeveria e R. Maqedonisё dhe korporata Microsoft. Njёkohёsisht pёrcjellim aktivitetet e qeverisё nё implementimin e e-zgjedhjeve qeveritare me lёshimin e njё softveri qё ёshtё i detyrueshёm pёr pёrdorim. Shembulli mё i fundit ishte aplikimi i softverit nga fondi pёr sigurim pensional dhe invalidor qё ёshtё nё kundёrshtim me rekomandimet e Strategjisё nacinale pёr shoqёri informatike.

Famё botёrore arritёm me „Vërshimin tonё nё softverin e lirё“ nё vitin 2004.

Në 2007, ngjarja që ishte organizuar në Shkup për shkak të Ditës së softuerit të lirë, ishte shpallur si një prej ngjarjeve më të mira, nga ana e organizatës Software Freedom International.

Bashkёsia

E tёrё bashkësia jonё numёron mё shumё se 200 tё rinjё tё punёsuar nё IT kompani maqedonase, studentё tё fakultetit dhe tё shkollave tё mesme. Ata me entuziazёm tё madh i kushtojnё kohёn dhe energjinё e tyre promovimit tё softverit tё lirё.

Bashkёsia komunikon nё listёn postale [ossm-members] dhe nё kanalin pёr IRC #lugola e serverit irc.freenode.net.

Na ndihmoni!

Ekzistojnё mёnyra tё ndryshme qё tё ndihmoni dhe tё kontribuoni nё bashkёsinё. Mundeni nё mёnyrё tё informuar dhe tё saktё tё shkruani dhe tё flisni pёr softverin e lirё dhe kulturёn e lirё, mundeni shokёve tuaj t'u instaloni GNU/Linux, mundeni tё pёrfshiheni nё ndonjё nga proektet ekzistues apo mundeni tё dhuroni tё holla ose mjete tjera pёr Softverin e lirё Maqedonia.